Hapësire reklamuese

Aktualitet

Albi Serani, largohet nga Prokuroria e Përgjithshme

Shkruar nga Newsbomb

Sërish ndryshime me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë. Zëdhënësi i palodhur i Prokurorisë së Përgjithshme Albi Serani është larguar nga detyra.

Serani, zëri i Prokurorisë përgjatë 5 viteve, ka komunikuar për kolegët largimin e tij përmes një e-maili zyrtar falenderues.

“Të nderuar kolegë!

Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional.

Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithësecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani.

Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ju faleminderit për gjithçka!”, shkruan Serani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.