Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
15 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Albi Nako tregon arsyen pse nuk iu bashkua Klaudias në Itali që të shpëtonte martesën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Albi Nako prej vitesh është një nga balerinët më profesionistë në vendin tonë. Ai e ka trashëguar talentin prej të atit, balerinit Llaqi Nako.

Dje ishte i ftuar tek emisioni “Xing me Ermalin” në Klan për të folur për jetën e tij profesionale dhe private.

Albi Nako u martua në vitin 2013 me balerinën Klaudia Pepa dhe u ndanë pas pak vitesh pas shpërnguljes së Klaudias për në shtetin Italian.

Ndarja e tyre u bë e bujshme në media teksa publiku hamendësonte për arsyet që ishin ndarë por dukej se shkaku kryesor për krisjen dhe përfundimin e martesës ishte distanca mes tyre.

I pyetur nga drejtuesi Ermal Mamaqi se pse nuk iu bashkua Klaudias në Itali në mënyrë që të shpëtonin martesën e tyre, Albi Nako ka thënë se e vetmja arsye se pse ai nuk iku jashtë më ish-bashkëshorten janë prindërit e tij dhe se ai nuk do t’i braktiste për asgjë në botë ata që e rritën me aq shumë sakrificë e përkushtim. Motra e Albit prej 25 vitesh jeton në Amerikë dhe sipas tij prindërit nuk e kanë parë më shumë se 10 herë atë që kur ka ikur.

“Kjo është pyetje me vend. Rrugëtimi dhe sakrifica e Klaudias, padyshim nuk kishte asnjë lloj kuptimi të kthehej këtu. Ma kanë thënë edhe të tjerë këtë. Unë jam djalë I vetëm, jam rritur me shumë sakrifica dhe dashuri nga prindërit e mi që sot janë në një moshë të thyer dhe unë për asnjë motiv në këtë jetë nuk do lejoja që prindërit e mi të jenë të braktisur në atë shtëpi. Kjo ka qenë arsyeja”, tha balerini.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img