Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Albert Spiro liroi kriminelin”, Gjykata e Vlorës i përgjigjet Çuçit: Vendosi masën “arrest shtëpie” të kërkuar nga Prokuroria

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një konferencë për shtyp sot, duke folur për situatën aktuale në vend, tha se gjyqtarët kanë nxjerrë kriminelët nga burgu dhe ky nuk është një faj apo përgjegjësi e Policisë.

Çuçi nuk hezitoi t’i përmendë edhe me emra, ku sipas tij një ndër ta ishte edhe gjyqtari i Vlorës, Albert Spiro.

Çuçi akuzoi gjyqtarin Spiro se ka liruar Edison Begajn, të cilit iu bë atentat në derën e shtëpisë në sy të fëmijëve dhe pas pak ditësh u arrestua në një lokal teksa mbante armë zjarri me vete, gjatë një operacioni të RENEA-s. Pas arrestimit ai u la nga gjykata me masën “arrest shtëpie”.

Lidhur me etiketimet e ministrit Çuçi, Gjykata duket se ia ka hedhur topin prokurorisë, pasi thotë se gjyqtari Spiro ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” të kërkuar nga Prokuroria.

Reagimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi është njohur nëpërmjet medias me deklaratën publike dhënë nga Ministri i Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, i cili gjatë fjalimit të tij, ka përmendur vendimmarrjen e gjyqtarit Albert Spiro, në lidhje me shqyrtimin e çështjes penale, të paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për procedimin penal nr. 839/2021, në ngarkim të shtetasit E. B, ju informojmë se:

Më datë 16.06.2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është regjistruar cështja me nr. 159 regj., datë 16.06.2021, me objekt: Vleftësim arresti, caktim mase sigurimi në ngarkim të shtetasit E. B. , akuzuar për veprën penale parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Sipas listës së gatishmërisë së gjyqtarëve, rezulton se gjyqtar i gatshëm më datë 16.06.2021, ka qënë gjyqtari Albert Spiro, të cilit i ka kaluar për shqyrtim kjo kërkesë penale.

Në seancën gjyqësore të datës 18.06.2021, është marrë në shqyrtim kjo kërkesë penale, dhe nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është kërkuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në përfundim, gjykata ka vendosur sipas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria.

Sqarojmë se, deklarata të tilla, nuk i shërbejnë imazhit të gjykatës si institucion për dhënien e drejtësisë dhe aq më tepër pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve.

Jemi të hapur për verifikime nga ana e çdo institucioni të ngarkuar me ligj.

Ju faleminderit

Më shumë

spot_img
spot_img