Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Albërie Hadërgjonaj: Më pëlqen të jem ‘gjyshja seksi’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Gjyshe seksi është një status që më pëlqen, edhe pse do të vazhdoj të përpiqem të dukem mirë”.

Kështu është shprehur këngëtarja  Albërie Hadërgjonaj, gjatë intervistës dhënë në emisionin Oktapod të Turjan Hyksës.

Këngëtarja është shprehur se tani e ka mirëpritur fëmijën e vajzës së saj Agnesa, por nuk e fshehu se nuk e quan veten gjyshe para tij. Hadërgjonaj është shprehur e lumtur me trajtimin që i ka bërë publiku i Shqipërisë, që nga viti 1993 kur ajo debutoi në Festivalin e Këngës në Tiranë.

Sipas saj, kënga i ka dhënë mundësi të bëjë një karrierë dhe të jetojë mjaft mirë. Përsa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale që ka bërë në trupin e saj, këngëtarja 40 vjecare u shpreh se do të vazhdojë të bëjë të tilla për tu dukur mirë, por pa e egzagjeruar.

Hadërgjonaj ka pranuar se dashuria për ish-bashkëshortin e saj Mentorin nuk i është shuar, edhe pse shton se ka qenë dashuri e thellë edhe për faktin se ishte vetëm 15 vjec kur lidhi kurorë. Por sipas saj, bashkëshorti i saj u bë problematik dhe kjo “e ka lodhur” këngëtaren që kërkoi divorcin.

Përsa i përket një reality shoë të mundshëm për familjen e saj, Hadërgjonaj-Ramosaj, Albëria u shpreh se ka patur propozim për diçka të ngjashme dhe se po e sheh me interes një spektakël të tillë. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img