Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

AlbChrome dhe biznesmeni Samir Mane, dhurata për fëmijët në nevojë në Bulqizë

spot_img

Lajme të ngjashëm

a1ce78b774fd7b5fe29cc98d71257ee0

Kompania AlbChrome, pjesë e Grupit Balfin, u është gjendur pranë ditën e premte nxënësve të shkollës “Xhevdet Doda” në qytetin e Bulqizës, pas kërkesës së këtij institucioni arsimor për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike, fëmijë jetimë dhe të komunitetit egjiptian.

Balfin dhe AlbChrome u mundësuan secilit prej fëmijëve nga një pako dhuratë me rastin e festive të fund-vitit.

Kontributi i AlbChrome për 70 fëmijët në fjalë, kap vlerën e 949.220 lekëve. Në një takim të zhvilluar enkas për këtë qëllim pranë shkollës së mësipërme, në praninë e fëmijëve, mësuesve të tyre, kryetarit të Bashkisë Bulqizë Lefter Alla dhe drejtorit të minierës së AlbChrome ne Bulqizë Petrit Cara, u ndanë edhe dhuratat përkatëse.

Grupi Balfin i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2019 Grupi Balfin alokoi 1 milionë e 50 mijë euro.

Foto1.jpeg

Foto2.jpeg

Foto3.jpeg

Foto4.jpeg

Më shumë

spot_img