Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Albano Bogdo: Humori më ka penalizuar shumë me femrat, nuk të marrin seriozisht

Shkruar nga Newsbomb
Albano Bogdo: Humori më ka penalizuar shumë me femrat, nuk të

Aktori i humorit Albano Bogdo, ka folur për sfidat e tij të përditshme mes profesionit dhe jetës personale.

Së fundmi ai ka rrëfyer se profesioni e ka penguar kur vjen puna tek marrëdhëniet me femrat.  Aktori ndër të tjera është shprehur se aktrimi të penalizon pasi një vajzë, sipas tij nuk të merr seriozisht, pasi të thotë “ti je aktor”.

“Të qenurit aktor të penalizon shumë me femrat, sado seriozisht t’i flasësh një femre të thotë ti je aktor, ti këtë ia thua kujtdo. Ndërsa për pjesën e të pasurit humor të penalizon kudo, sepse kushdo në çdo vend të caktuar të jetës pret që ta bësh për të qeshur dhe është acaruese”, tregoi ai.

Aktori mes të tjerash theksoi se nuk i mungon serioziteti aty ku duhet, siç janë vështirësitë e shumta që ka kaluar në jetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese