Tirana
clear sky
5 ° C
5 °
5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Die
17 °
Hën
19 °
Mar
17 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

Albana Vokshi padit në KQZ Ogerta Manastirliun: Po shkel hapur Kodin Zgjedhor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Tiranë, Albana Vokshi, ka paditur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Sipas Vokshit, Manastirliu po shkel Kodin Zgjedhor me zyrat elektorale. Përmes një deklarate për mediat, ajo publikoi foto e video, që sipas saj, janë fakte për shkeljen e ligjit elektoral nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Vokshi dhe Manastirliu mbulojnë të dyja njësinë 9 në Tiranë, por kandidatja e PD-së tha se kundërshtarja politike ka hapur të paktën 2 zyra elektorale shumë pranë objekteve të përcaktuar si qendra votimi.

Konkretisht Albana Vokshi ishte te shkolla “Jeronim de Rada”, ku pak hapa më tej Ogerta Manastirliu ka hapur një zyrë.

Sipas saj, Kodi zgjedhor e ndalon hapjen e zyrave elektorale deri në 300 metra nga qendrat e votimit.

Po ashtu Manastirliu ka hapur një zyrë edhe tek Kopshti 3.

 “Pamjet tregojnë se zyra është në cep të kopshtit, ku janë disa qendra votimi të njësisë 9. Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit. I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra”, tha Albana Vokshi.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img