Hapësire reklamuese

Politikë

Albana Vokshi krahason Ramën me Putinin: Vetëm këta të dy s’i lejojnë protestat paqësore, opozita mbështet qytetarët që kundërshtojnë çmimet

Shkruar nga Newsbomb
Albana Vokshi krahason Ramën me Putinin: Vetëm këta të dy

Deputetja demokrate Albana Vokshi tha mbrëmjen e sotme se opozita do të mbështesë protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve.

Ajo u shpreh në një intervistë në “Ora news” se qytetarët po dalin për të kërkuar të drejtat e tyre dhe jo për interesin e partive.  

Albana Vokshi: Patjetër që ne i mbështesim protestat. Ne jemi përfaqësues të qytetarëve. Duhet të jemi në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Ka shpresë se qytetarët më në fund po reagojnë. Nuk po dalin në protestë se i thërret një parti politike, por po protestojnë për të drejtat e tyre. Po protestojnë për një jetesë të përballueshme, që të mos abuzohen nga qeveria edhe në kohë krize. Ka qenë vet qeveria që ka spekuluar me rritjen e çmimeve, që ka lejuar, që ka nxitur për rritjen e çmimeve çmimeve. Rama i la hapësirë çdo spekulanti që të rrisë çmimet në një kohë krize.

Vokshi ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me presidentin rus Vladimir Putin, pasi sipas saj vëtëm këta të dy nuk i lejojnë protestat paqësore.

Albana Vokshi: Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim qytetarët. Atje do të jem edhe si nënë. Nëse protestat nuk do të shuhen, do arrihet diçka. Nuk është opozita organizatore por e mbështesim. Edi Rama është si Putin. Dy njerëz ka që i ndalojnë protestat paqësore, Putini dhe Edi Rama. Kjo fuqi i vjen sepse Edi Rama ka ngritur atë makinerinë e patronazhistëve dhe ka blerë duke abuzuar dhe shantazhuar votat më 25 prill. Është bërë një krim i rëndë elektoral. Arroganca e Ramës vjen pasi kjo qeveri nuk ka ardhur me votë të lirë.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.