Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Alarmoi policinë, i riu gënjen efektivët se e kishin grabitur dhe se e kishin goditur persona të armatosur, ja e vërteta e ngjarjes

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka reguar në lidhje me ngjarjen ku një u ri pretendonte se e kishin sulmuar disa persona në Mamurras.

Policia ka proceduar në gjendje të shtetasit Ranazan Shahini, 31 vjeç dhe Majlon Hoxha, 33 vjeç,  të dy për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Rrjedhja e ngjarjes:

Në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë që shtetasin R. Sh, e kanë grabitur persona të paidentifikuar. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë marrë kontakt me këtë shtetas i cili ka deklaruar se nuk është e vertetë që e kanë grabitur, por që e ka harruar telefonin diku tjetër.

Më pas po ky shtetas ka hedhur dyshime që e kanë goditur persona të armatosur, ku pas verifikimeve të Policisë dhe kqyrjes së pamjeve filmike ka rezultuar se ka patur  thjesht një konflikt fizik midis R. Sh dhe M. H., pa përdorimin e armës apo sende të forta.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img