Hapësire reklamuese

Bota

Alarmohen turistët në Britani, "Zjarri" në kullën Blackpool ishte rrjetë portokalli

Shkruar nga Newsbomb

Atraksioni historik, kulla ikonine Blackpool Tower në Britanin e Madhe u raportua se u përfshi nga flakët këtë të enjte. Video të shumta po qarkullojnë në rrjet ku tregojnë se zjarri kishte shpërthyer në majë të kullës histrike në Angli, por më pas rezultoi se ishte vetëm një rrjete portokalli.

Sipas mediave britanike, flakët u panë fillimisht nga një pjesë metalike pranë majës së ndërtesës së atraksionit të famshëm.

Brigada e Zjarrfikësve të Lancashire menjëherë vendosën gjashtë makina zjarrfikëse dhe një ekip shpëtimi rreth orës 14:14 kur dhe u pa zjarri në majën e kullës 158 metra të lartë.

Pamje nga rrjeta portokalli e cila alarmoi turistet ne kullen historike Blackpool Tower ne Britanin e Madhe Pamje nga rrjeta portokalli e cila alarmoi turistet ne kullen historike Blackpool Tower ne Britanin e Madhe

Autoritetet britanike iu kërkuan qytetarëve të qëndronin larg zonës dhe u dhanë urdhra që të mos fluturonin dronët pasi një gjë e tillë mund të pengonte operacionet e shuarjes së “flakëvë”.

Të gjithë vizitorët janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa nga era e fortë pari edhe rrëzim objektesh.

Policia ka dalë me një deklaratë ku tha se kanë vëzhguar me helikopter kullën dhe nuk ka zjarr dhe ajo që duket se krijon shpërthime është një rrjetë protokalli e cila lëviz nga era.

Blackpool Tower u hap për publikun në 1894 dhe është afërsisht 158 ​​metra e gjatë.

Blackpool Tower, Britani

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese