Hapësire reklamuese

Bota

Alarmohen prindërit, pedofili ul pantallonat dhe u tregon organin gjenital fëmijëve që dalin nga shkolla

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Romës në Itali.

Prindërit e nxënësve të një shkolle kanë parë një burrë, i cili ulte pantallonat dhe u tregonte organin gjenital fëmijëve.  

Ky ishte rasti i tretë i përsëritur brenda pak ditësh në këtë shkollë. Prindërit janë shprehur të shqetësuar për këtë ngjarje, pasi ndikon në psikologjinë e fëmijëve.

Më 25 nëntor, një burrë arriti që të joshë një djalë 7-vjeçar, por u kap në tentativë rrëmbimi. Rastet e pedofilëve që tentojnë të joshin fëmijët janë bërë shqetësuese në Itali.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.