Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Alarmi: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik, siguri e ulët ushqimore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Sfida për Shqipërinë thotë se politika shqiptare rrezikon çdo ditë shëndetin e qytetarëve, për shkak të mungesës së sigurisë ushqimore.

Partia SFIDA ka prezantuar sot, në një takim me qytetarë, një pjesë të programit të saj për shëndetësinë: çështjen e sigurisë ushqimore.

“Jemi në fushatë dhe të gjitha partitë dëshirojnë të flasin për politikë ose për kundërshtarët e tyre. Sfida për Shqipërinë beson se duhet folur për gjëra që prekin njerëzit drejtpërdrejt, si siguria ushqimore, pra ajo çfarë hamë, shëndeti ynë,” u shpreh kandidati për Tiranën Ermal Hasimja.

Ai tha se partitë e tjera nuk duan të flasin për këtë çështje sepse kanë synim interesat politike e financiare të tyre, e jo shëndetin e qytetarëve.

“Në inspektoriatet shqiptare, në vend që të garantohen kontrolle të sigurta, vihen drejtorë që ngjisnin postera partikë dhe nuk kanë asnjë përvojë pune. Jemi vendi me nivelin më të lartë të sëmundjeve të rrezikshme në Europë dhe kjo për shkak të tre arsyeve kryesore: stresi për shkak të pasigurisë financiare, mjedisi, i shkatërruar nga politikat e këtyre 25 viteve, dhe ushqimet që nuk kontrollohen për nivelet e palejuara të përbërësve të dëmshëm,” u shpreh Hasimja.

Sfida për Shqipërinë e konsideron garantimin e cilësisë ushqimore si element thelbësor të shëndetit dhe si prioritet të politikave të saj shëndetësore.

“Ne besojmë se shqiptarët meritojnë më shumë përkujdesje për ta dhe familjet e tyre. Ne besojmë se me vullnetin e duhur kjo mund të arrihet. Fushata jonë ka në qendër interesat e drejtpërdrejta të jetës së qytetarëve. Bashkë Mundet!” u shpreh mes mbështetësve kandidati i Sfida për Shqipërinë, Ermal Hasimja në Tiranë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img