Hapësire reklamuese

Aktualitet

Alarmi për BOMBË në Ambasadën e Çekisë, Policia: U krye kontrolli, po punohet për kapjen e personit që telefonoi

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga vendi i ngjarjes

Një telefonatë anonime që njoftonte për vendosjen e në bombe ka vënë në alarm stafin diplomatik të Ambasadës së Çekisë në Tiranë.

Telefonata është kryer pasditen e sotme me numër privat nga një person i paidentifikuar, i cili ka treguar për vendosjen e një bombe.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, në Bllokun e Ambasadave midis rrugës së “Kavajës” dhe “Durrësit”, kanë mbërriutr forca të shumta policie të cilat kanë kryer kontroll me qen nuhatës dhe mjete të tjera si brenda dhe jashtë ambienteve të Ambasadës.

Nga kontrolli nuk është gjetur asnjë lëndë plasëse. Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe më pas kapjen e telefonuesit anonim që njoftoi për vendosjen e bombës.

Foto nga vendngjarja:

dfgdegerghw4h.jpg

asdfswrgwrhe4h.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu