Hapësire reklamuese

Rajoni

Alarmi pas variantit “Omicron”, Kosova ashpërson masat anti-COVID, ndalohet hyrja në kufijë pa certifikatën e vaksinimit

Shkruar nga Newsbomb
Alarmi pas variantit “Omicron”, Kosova ashpërson masat

Pas alarmit që dha OBSH për “Omicron”, variantine  ri të COVID-19 që po përhapet me shpejtësi, qeveria e Kosovës ka vendosur ashpërsojë masat kundër koronavirusit.

Në mbledhjen e qeverisë u vendos që të mbetet në fuqi ora policore, ku kufizimi i lëvizjes do të nisë nga ora 00:00 deri në orën 05:00, ndërsa baret dhe restorantet do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Çdo person që do të hyjë në Kosovë duhet të ketë certifikatën e vaksinimit të plotë, ndërsa mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Koncertet, festat, dasmat dhe fejesat do të vijojnë të jenë të ndaluara pavarësisht numrit të personave.

Këto janë vendimet e plota të qeverisë së Kosovës

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll