Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Alarmi në LSI, zbardhet mbledhja urgjente me deputetët: Kini kujdes makinat, mund t’ju fusë drogë policia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

25b1fd7c9aaee6ae4593ac07adaa849c

Deklaratat e forta të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka të bëra ditën e sotme, që të orientonin drejt një divorci të afërt të LSI-së me PS-në, janë pjesë e një klime alarmante që ekziston brenda partisë së drejtuar nga Ilir Meta.

Burime të sigurta kanë konfirmuar për Newsbomb.al diskutimet e zhvilluar në një mbledhje urgjente të dy muajve më parë të drejtuesve të LSI me deputetët dhe kryebashkiakët e kësaj partie.

Deputetët dhe kryebashkiakët, por edhe zyrtarë të LSI-së janë paralajmëruar nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, që të tregohen të kujdeshëm, pasi ka informacione nga shërbimet e huaja se policia e shtetit mund të tentojë t’ju fusë atyre drogë në makina.

Burimet thanë për Newsbomb, se ngjarje të tilla do të bëheshin me qëllim denigrimin e politikanëve të LSI-së në prag të fushatës zgjedhore.

Edhe ministri Koka foli sot në “Ora News” për eksponentë të policisë së shtetit që po bashkëpunojnë me trafikantët e drogës me qëllim presionin ndaj strukturave të LSI dhe deformimin e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Lexo edhe: LSI jep sinjalin e parë të ndarjes nga Edi Rama: PS na sheh si armiq, policia të ketë kujdes, nuk ka të fortë me Ilir Metën

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img