Një artikull i publikuar në tabloidin Huffingtonpost ngre alarmin se në Shqipëri ekziston një kërcënim i heshtur për të gjithë Europën, grupi prej gati tre mijë muxhahedinësh (MEK) që strehohen në një kamp në vendin tonë.
Artikulli ka për autor drejtorin e Konsulentëve për Strategjinë e Lindjes së Mesme, Massoud Khodabandeh, i cili njëkohësisht shpreh shqetësimin për një formë të re skllavërie, atë politike por edhe rrezikun e një Xhihadi të Dytë që paraqet kulti i muxhahedinëve me lideren e tyre Maryam Rajavi, siç i quan autori i shkrimit.
Sipas tij, muxhahedinët në vendin tonë janë skllevër politikë, të indoktrinuar dhe në izolim të plotë. E nëse tentojnë të braktisin grupin, ata poshtërohen, dhunohen madje edhe mund të vriten, transmeton newsbomb.al.
Më tej në atrikull thuhet se ekziston rreziku që MEK të bashkëpunojë me Mafian Shqiptare, madje janë përpjekur të rekrutojnë fëmijë shqiptarë për qëllimet e tyre. Për këtë arsye shteti shqiptar i ka zhvendosur në një kamp të dytë të quajtur ‘Ashraf Three’.
Sipas autorit të shkrimit, qëllimi për ardhjen e mijëra muxhahedinëve nga Iraku në Shqipëri ishte programi për de-radikalizimin e tyre, por që nuk ndodhi kurrë.
Khodabandeh shkruan se ndërkohë që Amerika po bën një sy qorr, Europa e shikon ndryshe këtë problem. /Newsbomb.al