Hapësire reklamuese

Aktualitet

Alarmi, maturantët e Kavajës rrezikojnë të mbeten pa shkollë

Shkruar nga Newsbomb

Këto ditë të nxehta korriku,  për të gjithë nxënësit që përfunduan shkollën e mesme, është një periudhë shumë delikate pasi, do të përcaktojë shumë për atë se çfarë ata do të bëjnë në të ardhmen.

Prej disa ditësh ka nisur procesi i rregjistrimit të maturantëve në sistemin online të MAS dhe AKP, për të aplikuar për në Universitet. Fillimisht regjistrimi po bëhet nga nxënësit e shkollave të mesme të qarkut Tiranë. Por edhe ky proces nuk i ka shpëtuar probelmatikave. Sipas një denoncimi që vjen në redaksinë e newsbomb.al, nga disa maturantë të gjimnazit të Kavajës, thuhet se ata rrezikojnë seriozisht që të ngelen jashtë këtij procesi duke vënë në pikëpyetje kështu mundësinë  e tyre për të vazhduar studimet universitare.

Maturantët thonë se ka pasur probleme me hapjen e faqeve online, për këtë shkak ata i bëjnë thirrje MAS, që të shtyjë afatet për këtë shkollë, në mënyrë që edhe këta maurantë të bëjnë aplikimin e tyre normalisht. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu