Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
0kmh
0 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
15 °
Mar
10 °
E premte, 31 Mars, 2023

ALARMI i Shemsi Prençit: SHISH të jetë në gatishmëri për ZJARRET, ka shërbime të ndryshme dhe grupe kriminale që duan…

Lajme të ngjashëm

Këshilltari i Presidentit për Mbrojtjen Civile, Shemsi Prençi thotë se Shërbimi Informativ Shqiptar duhet të jetë në gatishmëri të plotë sa i përket zjarreve në vend.

Prençi la të nënkuptohet se fluksi i madh i tursitëve që ka patur vendi ynë këtë vit, teksa shumë shtete janë përballur me pasojat e pandemisë, mund të ketë nxitur “qëllime të ndryshme” nga shërbime të caktuara sekrete.

Në një intervistë për “News24” ai shtoi se dy arsye të tjera për zjarret mund të jenë qëllimet e personave të ndryshëm për të hapur tokën për ndërtim, apo edhe të grupeve kriminale që kanë interes ta kthejnë Shqipërinë në “tokë të djegur”.

“SHISH duhet të jetë në gatishmëri të plotë. Së pari Shqipëria ka patur një fluks të madh turistik. Shërbime të ndryshme janë të interesuara edhe për qëllime të ndryshme.

Nuk mund t’i trajtojmë në mënyrë të hapur, por duhet një vëmendje e shtuar në raport me zjarrvënien. Në raport me investimet që mund të bëhen nga “x” apo “y” për zjarrvëniet në Shqipëri.

Duhet edhe angazhim i madh i policisë kriminale, në raport me grupet e interesit për interesin që kanë disa grupe kriminale që ta kthejnë shqipërinë në Tokë të djegur.

Grupi i tretë janë barinjtë, që djegin barërat e këqija për barin e ri, pakujdesia e turistëve që lënë një zjarr të pashuar”, deklaroi Prençi.

Më shumë