Hapësire reklamuese

Aktualitet

Alarmi i psikiatres, persona me çrregullime mendore po bëhen të varur nga medikamentet

Shkruar nga Newsbomb

Sot në Kafe IN ishte e ftuar mjekja psikiatre Arjana Rreli, që ngriti disa shqetësime që lidhem me të prekurit nga çrregullimet mendore.

Ajo foli për varësinë që po krijojnë shqiptarët nga medikamentet e ndryshme, të cilat shpesh jepen pa asnjë masë kufizuese nëpër farmaci pa një konsultë paraprake me mjekët specialitë.

E pyetur nga Flavio Qarri se cilës shtresë e grupmoshë i përkasin më të prekurit, dr. Rreli deklaroi se: të rinjtë e të rejat po krijojnë gjithmonë e më shumë varësi. Sipas saj, zanafilla qëndron tek vështitrësitë për të përballuar ankthin.

Problematikat sociale janë shkaktarët që bëjnë që të shtohen problemet e shëndetit mendor të shqiptarëve dhe sipas doktoreshës, tashmë jemi një shoqëri shumë e ngarkuar emocionalisht. Gjatë kësaj interviste u fol edhe për ilaçet e skaduara që ishin stok në QSUT dhe zonja Rreli dha qëndrimin e saj.

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni intervistën në link-un e mëposhtëm:http://www.intv.al/kafein-alarmi-i-psikiatres-persona-me-crregullime-mendore-po-behen-te-varur-nga-medikamentet-video-73800

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll