Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Alarmi i mjekut Erion Dasho: Shqipëria nuk ka ndjekur asnjë rekomandim nga vendet europiane që të shmangë katastrofën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e589cec704250fc235dec34da9e4462d

Mjeku Erion Dasho ka komentuar situatën e COVID-19 në vendin tonë, ku ka ngritur alarmin se Shqipëria nuk ka ndjekur asnjë rekomandim nga vendet europiane për të mbajtur nën kontroll pandeminë.

Ai bëri një krahasim me vendet e tjera, ku u shpreh se Gjermani dhe Franca kanë ndjekur trinomin “testo-gjurmo-testo” dhe kjo ka bërë të mundur që këto shtete të shmangin katastrofën.

“Vendi ynë nuk është bazuar në asnjë nga rekomandimet që ndiqen nga vendet e tjera europiane.  Në vendet europiane është ndjekur trinomi ‘testo gjurmo trajto’, i cili në Gjermani dhe Francë ka shmangur katastrofën  Në Shqipëri nëse do zbatohej siç duhej ky trinom situata do ishte tërësisht në kontroll”, tha mjeku.

Për sa i përket kufizimit të orarit për lëvizjen e qytetarëve, Dasho u shpreh se ky kufizim do të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e numrit të infektimeve.

“Padiskutim që kufizimi i orarit të ri do të ruajë një rol të rëndësishëm në frenimin e rritjes së rasteve me Covid. Ora 22:00 ishte një masë e pakuptimtë. Ndërsa ora 20:30  natyrisht do të ndikojë në uljen e transmetueshmërisë së virusit.  Ajo që më vjen keq është që ishin të gjitha mundësitë që mos të  arrinim në këtë pikë. Me masa që duheshin marrë që ne ta shmangin këtë situatë. Por ne kemi një qeveri të paaftë dhe një komitet teknik që përpara shkencës vendos urdhrat politikë”, u shpreh Dasho.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img