Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
27 %
1.5kmh
0 %
Enj
31 °
Pre
30 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Alarmi i Kryemadhit: Po ndodh një vjedhje e madhe. Rama tenton të blejë politikanë të opozitës te Unaza e Re

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lëshon akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se po realizon një vjedhje masive duke ndarë përmes firmave fiktive dhe tenderave para të mëdha nga buxheti i shtetit.

 

Sipas Kryemadhit këto para do të përdoren për blerjen e votave në zgjedhje, madje kryetarja e LSI shtoi në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, se Rama po tenton të blejë edhe politikanë të Opozitës përmes ritenderimit te Unaza e Re.

Deklarata e Kryemadhit në Report Tv:

A e dini çfarë po ndodh në administratë? Po bëhet një rokadë e madhe drejtorësh që zgraps sa të mundësh sepse nuk i dihet çfarë bëhet nesër. Po bëhen vjedhje masive me kompani fiktive, tendera, deri para muajit mars, do që të bëhet gati për zgjedhje Rama sepse lëvrohet fondi i buxhetit të shtetit në mars, dhe ai do që të shkojnë lekët që tani aty ku do ai. Bëhte fjalë në të gjitha sektorët. Dhe e gjithë rokada e cila po ndodh është në funksion të lëvrimit të atyre parave, një nga arsyet është ritenderimi i Unazës së Re, që do të shërbejë për të afruar apo intimiduar grupe të caktuara interesi, le të themi për t’i mbyllur gojën Ilir Babaramos, si metaforë. Tendera pas të cilëve fshihen të tjerë politikanë të opozitës që të përdoren kundër opozitës. Janë skema të Edi Ramës.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img