Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Alarmi i kreut të FRPD: Ekziston një frymë për të përçarë dhe sunduar PD-në

spot_img

Lajme të ngjashëm

Belind Këllici ishte i ftuar ditën e sotme në një intervistë në televzionin “Oranews”, ku është ndalur në një analizë të detajuar për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike. Këlliçi tha se të gjitha strukturat e PD-së duhet ti nënshtrohen një analize të thellë, për të parë se çfarë nuk shkoi mirë në këto zgjdhjeve dhe të mos mjaftohemi vetëm me akuzat për shiblerjen e votave e cila ishte me të vërtetë masive, sipas tij. Kreu i FRPD, më tej tha se ekziston në rrymë për të sunduar dhe përçarë Partinë Demokratike, por ai tha se demokratët janë të zgjuar dhe do dinë ta bëjnë diferencën.

“Askush nuk e ka pritur këtë rezultat të PD dhe prandaj është e rëndësishme që PD t’i nënshtrohet një procesi të analizës së detajuar, një skaneri të funksionimit të detajuar të forumeve dhe strukturave të PD. Le ta nisim nga Forumi Rinor, nga unë personalisht. Kjo nuk duhet bërë për të kryer një “gjueti shtrigash” por për të forcuar Partinë Demokratike. Sigurisht, që shitblerja e votave ka qenë masive, por ne duhet të shohim në radhë të parë nga vetja. Jam i bindur që në garën time kur kam garuar për kryetar të Forumit Rinor, kam qenë i bindur se ekziston një axhendë për ta përçarë dhe për ta sunduar më mirë PD-në. Jam i bindur që demokratët janë të zgjuar dhe do të dinë të bashkohen dhe të mos hedhin baltë të pamerituar qoftë edhe ndaj anëtarit më të thjeshtë. Kemi pasur dhjetëra të rinj që janë arrestuar. Kemi pasur të rinj që janë dënuar. Ai që ka në agjendë përçarjen dhe shkatërrimin e strukturave të PD-së, nuk e do Partinë Demokratike dhe i shërben Edi Ramës”, tha Belind Këllici.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img