Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Alarmi i Edmond Panaritit: Zot na ruaj mos të përsëritet pandemia e vitit 1918, ku u zhduk 5% e popullsisë botërore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

33e76cfe3af3ced0582965be98fba455

Koronavirusi që ka infektuar mbi 7000 njerëz dhe ka lënë mbi 180 viktima, është kthyer në një rrezik shumë serioz për globin, ndërsa ka reaguar edhe ish-ministri i bujqësisë Edmond Panariti, që shpreson të mos përsëritet pandemia e vitit 1918.

Në reagimin e tij në facebook, Panariti shprehet se koronavirusi është rrezik më i madh edhe se armët kimike apo ndryshimet klimatike.

Ai kujton edhe pandeminë e vitit 1918 në Spanjë, ku u prekën 500 milion njerëz, nga të cilët 100 milion humbën jetën, rreth 5% e popullsisë së botës në ato vite.

Reagimi i plotë i Panaritit:

” Gripi Kinez eshte rrezik “ekzistencial” per njerezimin, madje edhe me kercenues se armet berthamore dhe ndryshimet klimatike!

Fakte : Pandemia e gripit spanjoll ne vitit 1918, e cila zgjati gati dy vite, preku 500 milion vete ane e mbane botes dhe nga keta vrau 100 milion . Pra nje ne pese vete vdiqen! Popullsia e botes ne ate kohe ishte 1,7 miliard banore. Pra rreth nje ne kater vete u semur dhe nga te semuret 20% e tyre vdiqen. Pra rreth 5% e popullsisë boterore e asaj kohe u zhduk nga gripi. Aq shumë dhe shpejt u perhap virusi sa u semuren njerez edhe ne polin e Veriut dhe u preken deri fise ne ishuj te humbur te Paqesorit… Sa shkruajta me lart ka ndodhur dhe eshte e dokumentuar. Kini parasysh se atehere njerezimi nuk levizte kaq shpesh dhe shpejt sa sot.

Hipoteza : Nese situata e vitit 1918 do te perseritej sot, do te vriteshin 300 milion vete ne shkalle Boterore… Zoti na ruajte”!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img