Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Alarmi/ BE të mos gabojë me Ballkanin si me Afrikën Veriore, të mos sakrifikojë demokracinë për stabilitetin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

925193ff42781daf4e70f4b9197fbc74

“Në disa pjesë të Ballkanit, unë shoh tendencën që të bëhen të njëjtat gabime siç janë bërë në marrëdhënien e BE-së ndaj diktaturave të Afrikës Veriore para Pranverës Arabe.”

Ky është alarmi i nënkryetares së Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek, e cila e ka konsideruar të rrezikshme bashkëpunimin e Brukselit me pushtetarët e korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

Politikania austriake gjatë një interviste për “Ëiener Zeitung” ka kritikuar edhe qëndrimin e ministrit të Jashtëm të shtetit të saj, Sebastian Kruz, i i cili ka mbështetur kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski.

“Në politikën e tij të deritanishme ndaj Ballkanit, Kurz ka ndjekur vetëm një interes; mbylljen e shtegut për refugjatët. Ambasadat austriake në rajon dhe Agjencia Austriake për Zhvillim po kryejnë punë të mira, por ato marrin mbështetjen e ministrit të Jashtëm vetëm kur është fjala për bllokimin e refugjatëve”, ka thënë Lunaçek.

Zyrtarja e BE-së ka deklaruar se në disa pjesë të Ballkanit mund të bëhen të njëjtat gabime si në Afrikën Veriore, ku u bashkëpunua me diktatorët për hir të stabilitetit.

“Në disa pjesë të Ballkanit, unë shoh tendencën që të bëhen të njëjtat gabime siç janë bërë në marrëdhënien e BE-së ndaj diktaturave të Afrikës Veriore para Pranverës Arabe. Vendet e Ballkanit nuk janë diktatura, por ekzistojnë tendenca për t’i përkrahur ata politikanë, me të cilët jemi adaptuar tashmë – edhe pse ata nuk i respektojnë premtimet e tyre sa i përket sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave. Në bisedë me Komisionin e BE-së dhe me Shërbimin e Jashtëm Evropian, unë kërkoj vazhdimisht që BE dhe shtetet anëtare të mos i japin përparësi stabilitetit para zhvillimeve demokratike. Kjo ka dështuar edhe në pjesë të tjera të botës. Iluzioni se ne mund të bëjmë përherë biznes me pushtetarë, të cilët na thonë se garantojnë stabilitet, nuk funksionon. Duhet të koncentrohemi në demokraci dhe sundim të ligjit”, ka thënë nënkryetarja e PE, Ulrike Lunaçek.

Lexo edhe: Zbardhen qëndrimet, çfarë deklaruan Franca, Gjermania, ‘Beneluksi’, Greqia për hapjen e negociatave me Shqipërinë, një prej shteteve vendosi kusht zgjedhjet e 2017

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img