ALARMANTE/ Kompania londineze ka përdorur të dhënat e 50 mln përdoruesve të Facebook, nga ndikimi në zgjedhjet presidenciale te vajzat ukrainase

Publikuar tek: bota, më 10:01 20-03-2018 ALARMANTE/ Kompania londineze ka përdorur të dhënat e 50 mln përdoruesve të Facebook, nga ndikimi në zgjedhjet presidenciale te vajzat ukrainase Alexander Nix, shefi i Analytica

Komisionerja për informimin në Britaninë e Madhe thotë se do të kërkojë një mandat kontrolli për të kërkuar në database dhe në server që janë përdorur nga firma britanike Cambridge Analytica.

 

Kompania me bazë në Londër akuzohet se ka përdorur të dhënat personale të 50 milionë anëtarëve në facebook për të influencuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA në 2016.

Drejtuesit e kompanisë janë filmuar nga Channel 4 News duke sugjeruar se mund të përdorin kurthe për të disketituar politikanët. Kompania vetë mohon të ketë lidhje me këto akuza.

Ditën e hënë, kanali 4News transmetoi kameran e fshehtë në të cilën shefi ekzekutiv i Cambridge Analytica Alexandër Nix sugjeron taktika që kompania e tij mund të përdorë për të diskretituar politikanët në internet.

Në pamje, pyetjes se cfarë “gërmimi i thellë” mund të bëhet, zoti Nix i tha gazetarit të fshehtë: “ne bëjmë shumë më tepër se kaq”.

Një mënyrë ishte për të targetuar individët dhe tu ofroje një marrëveshje që është shumë e mirë për të qenë e vërtetë dhe më pas kjo të filmohej.

Ai tha gjithashtu se mund “të dërgojë disa vajza në shtëpinë e kandidatit” duke sugjeruar se vajzat ukrainase “janë shumë të bukura, dhe mendoj se punojnë shumë mirë”.

Zoti Nix vazhdoi: “Unë thjesht po jap shembuj se cfarë mund të bëjmë dhe cfarë kemi bërë”.

Channel 4 tha se gazetari ishte paraqitur si një ndërmjetësues për një klient të pasur që kërkonte një kandidat politik të zgjidhej në Sri lanka.

Cambridge Analytica thotë se raporti ka “keqinterpretuar” bisedat e kapura në kamera. “Duke qenë në këtë linjë bisede, pjesërisht për të kursyer klientin tonë nga sikletet ne u argëtuam me një sërë skenash hipotetike. Cambridge Analytica nuk pranon se është angazhuar në kapje apo rryshfete” thuhet në deklaratën e tyre, raporton BBC.

Komisionerja Elizabeth Denham që po investigon cështjen thotë se të dhënat personale të kompanisë kanë influencuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Christopher Wylie që punon në kompani pretendoi se grumbullonte të dhënat e miliona njerëzve permes një kuizi personaliteti që u krijua në facebook nga një akademik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pse u ARRESTUA sot Sarkozy, ZBARDHET SKEMA: 50 mln EURO nga Gedafi përmes trafikantit të armëve në ZVICËR (E PLOTË)
Ndalimi i video-lojërave të dhunshme, Trump dështon në tentativën e parë »
Article Logic
Execution time: 0.012145042419434
array(1) { ["section"]=> string(149) "alarmante-kompania-londineze-ka-perdorur-te-dhenat-e-50-mln-perdoruesve-te-facebook-nga-ndikimi-ne-zgjedhjet-presidenciale-te-vajzat-ukrainase-113863" }