Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘Alarmante, jemi mes vendeve me riskun më të lartë’, Bardhi ngre dyshime të forta: Pse kaq pak testime! Edi Rama çfarë je duke fshehur këtë herë?

Shkruar nga Newsbomb
Rama, Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se vijon të gënjejë sa i përket situatës së krijuar prej Covid-19.

Teksa publikon deklaratat e Ramës Bardhi shkruan se jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve. “Çfarë po ndodh, pse është kaq i ulët numri i testimeve dhe cila është shifra reale e tamponëve që ka në dispozicion sistemi shëndetësor?”, është kjo pyetje drejtuar Ramës nga Bardhi i cili dyshon se diçka po fshihet.

“Është alarmante që jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve! Rama po gënjen sërish! Çfarë po ndodh, pse është kaq i ulët numri i testimeve dhe cila është shifra reale e tamponëve që ka në dispozicion sistemi shëndetësor? Edi Rama çfarë je duke fshehur këtë herë?”, shkruan Bardhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll