Hapësire reklamuese

Aktualitet

Alarmante: Ja si po shfarosen rosat nga gjuetarët e paligjshëm shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Të gjithë gjuetarët në Shqipëri janë të paligjshëm deri në vitin 2021. Kështu është vendosur përmes moratoriumit të gjuetisë.

Një ligj i ashpër por i përshëndetur dhe i mirëpritur gjerësisht nga aktivistë të kafshëve, ambientalistë dhe qytetarë të thjeshtë që prej vitesh jepnin alarmin se si nga Shqipëria po shfarrosej çdo lloj gjallese.

E megjithatë ka dhe nga ata që vijojnë të mos pyesin fare për shtet e për ligj. Organet përkatëse, aktivistët dhe ambientalistët e dinë qartë se gjuetia vazhdon, ndoshta jo me të njëjtat ritme, por sërish pa kriter. Madje së fundmi po rrezikohet të zhduket edhe shqiponja e artë, simboli kombëtar.

Sa i përket rastit në fjalë, një gjuetar ka bërë kërdinë me rosa. Alarmin e jep organizata AOS:

Marsatoret (Spatula querquedula), këto rosa të vogla e të bukura, kanë mbërritur që prej disa ditësh. Vijnë të lodhura nga tropiku verior i Afrikës për të folezuar në Europë.

Ndërkaq, disa prej nesh, shqiptarë krenarë, bëjnë cdo gjë për ti shfarosur. I gjuajnë rëndom me imitues e sidomos në Zonat e Rëndësishme për Shpendët. Me imitues të paligjshëm që i ndjell gjithë natën e natës për ti masakruar me dyzina herët në mëngjes. Sikurse në këto foto autentike bashkëngjitur që një "bashkatdhetar" i poston plot kënaqësi në rrjetet sociale të huaja dhe ku, me krenari, tregon trofetë e pamerituara të vrasjes së paligjshme.

Këta, së bashku me krimin e tyre na njollosin të gjithëve si popull.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu