Hapësire reklamuese

Aktualitet

ALARMANTE, bllokohen 130 TON mish importi I INFEKTUAR

Shkruar nga Newsbomb

Autoriteti Kombëtari Ushqimit ka identifikuar dy ngarkesa me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium.

Keto ngarkesa me origjine nga Brazili ishin të destinuara për tregun Shqiptar. Ky identifikim është një veprim i radhës i AKU në kuadërt të kontrollit të sigurisë ushqimore në importin e cdo ngarkese të produkteve shtazore në Shqipëri. 

Vec këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të cdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kontrollon dhe realizon analizat e cdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen. 

- Në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e  të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike. 

- Nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700  ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre. . 

AKU dhe MBZHR po kryen investigimin për origjinën e këtyre kontenierëve dhe nga ana tjetër garanton se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë. 

Ky standard kontrolli i bashkohet punës së AKU për garantimin e sigurisë ushqimore në ciklin e therrjes në tregun vendas.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.