Hapësire reklamuese

Aktualitet

ALARMANTE, 437 raste me Covid në 25 ditë që nga hapja e madhe, çfarë po ndodh në Shqipëri?!

Shkruar nga Newsbomb
Fotomontazh

Situata në Shqipëri paraqitet tejet alarmante, teksa sot është shënuar numri rekord i rasteve të reja me Covid-19, plot 44. Dje ishin 42 ndërsa pardje 36. Tre ditët e fundit kanë shënuar shifrat më të larta në 24 orë, që nga konfirmimi i rastit të parë me koronavirus në Shqipëri. Sakaq, numri total i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 1385.

Mesa duket hapja e cila filloi më 18 maj, ka rezultuar jo shumë efikase për vendin tonë, po të kujtojmë që më datë 18 ishin vetëm 2 raste të reja, ndërsa sot, 25 ditë më vonë, janë 44 raste. Bazuar në përfundimet e disa ekspertëve të shëndetit publik në perëndim, mbas çdo rasti të konfirmuar me covid-19, fshihen 10 persona të tjerë që e mbartin këtë sëmundje. Kështu po të bëjmë disa llogari të thjeshta, numri total i të prekurve në vendin tonë mund të jetë mbi 13 mijë. Këtu qendron dhe ndryshimi mes gjurmimit epidemiologjik dhe testimit në masë. Disa vende bëjnë këtë të fundit, ndërsa Shqipëria aplikon gjurmimin epidemiologjik.

Aktualisht në Shqipëria janë bërë 19.562 testime, janë 1385 rste pozitive, 349 raste aktive, 1001 të shëruar dhe 35 viktima. Qyteti më problematik është padyshim Tirana, duke qenë se ka dhe popullatën më të madhe.

Sot, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, u shpreh për mediat se numri rekord i të infektuarve në vendin tonë në ditët e fundit ka ardhur si pasojë e rihapjes graduale, por edhe shkeljeve nga bizneset, pasi qytetarët e ulën vigjilencën. Eugena Tomini kritikoi dhe vetë mjekët, kur tha se pas rihapjes graduale kishte një shfrenim të përgjegjësisë.

Ndërkohë mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, tha dje për Euronews Albania se numri i shtuar i rasteve të ditëve të fundit lidhet me disa faktorë, duke nisur që nga hapja dhe papërgjegjshmëria  e qytetarëve në respektimin e masave, e deri tek grumbullimet dhe mitingjet e zhvilluara kohët e fundit ku gjithashtu nuk u respektua asnjë masë.

Ai bëri thirrje që të respektohet distanca fizike dhe vendosja e maskës si masat më të thjeshta përr të minimizuar përhapjen e virusit.

Shtimi i rasteve të reja, sidomos gjatë dy ditëve të fundit, përkatësisht dje me 42 raste dhe sot me 44, ka vënë në alarm ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Manastirliu ka takuar mesditën e sotme drejtues të shërbimeve mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke u dhënë mesazhin se lufta me covid nuk ka mbaruar.

Manastirliu ka apeluar për qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes duke zbatuar rregullat e vendosura për të mbrotjur veten, të afërmit, dhe personelin shëndetësor.

Newsbomb.al

  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu