Një valixhe e braktisur në ambientet e një qendre tregtare ka shkaktuar panik te njerëzit dhe autoritetet të cilat kanë ndërhyrë menjëheë duke kryer evakuuimin e ndërtesës.
Ekspertët e çmontimit të bombave kanë mbërritur pak më parë në Victoria Centre në notingham të Britanisë së Madhe duke kryer një shpërthim të kontrolluar. Alarmi ka rezultuar fals por gadishmëria në vend është rritur ndjeshëm pas deklaratave nga pjesëtarë të ISIS për shpërthime të planifikuara në qendrat tregëtare angleze dhe metro ndërsa vetëm pak ditë më parë, disa telefonata anonoime për vendosje bombe dhe kërcënime për prerjen e kokave të nxënësve kanë çuar në mbylljen e mbi 12 shkollave në të gjithë vendin.