Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Alarm për bombë, Ylli Limani anulon koncertin

Shkruar nga Newsbomb

Ylli Limanit i është dashur të anulojnë koncertin e mbrëmjes së djeshme për shkak të një lajmi se në ambientet e lokalit ku dhe ai do të përformonte ishte vendosur një bombë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, këngëtari ka treguar se pronarit të lokalit i është dashur që të nxjerrë të gjithë të pranishmit jashtë ambienteve të klubit pas alarmit të rremë për bombë.

Si pasojë u anulua edhe koncerti i cili ishte programuar për festën e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntorin.

“Sonte është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntori. Sot kemi pasur për të festuar bashkë. Pikërisht sot, pas një lajmërimi të rremë për eksploziv, eventi është anuluar! Po ndihem shumë keq për të gjithë ju që keni rezervuar dhe jeni bërë gati për të dalë. E gjithë kjo për shkak të ligësisë si njerëzve që kushedi se si e shikojnë të përfitojnë nga veprime të tjera”, shkruan këngëtari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese