Alarm për bombë është raportuar pak më parë në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit. Mësohet se alarmi është dhënë në zonën ku njerëzit dalin nga terminali.
Bëhet me dije se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, punonjësit e sigurisë portuale, forcat xheniere dhe autoambulanca.
Punonjësit e sigurisë kanë pikasur një çantë të zezë në terminal, çka ka bërë që “siguria” të ngrihet në këmbë. Në vijim pritet të zbardhen detaje të tjera në lidhje me rastin.