Dy alarme për bombë janë raportuar disa minuta më parë në dy aeroplanë pasagjerësh që po uleshin në aeroportin e Brukselit.
Sipas televizionit belg “VRT”, alarmi është lëshuar nga aeroplanët në drejtim të kullës së Aeroportit. Sipas një zyrtari vendas “rreziku ka qenë aq i madh sa duhej të merreshin menjëherë masa”.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipet e zjarrfikëses. Alarmi për bombë vjen pas ngjarjes së rëndë në mars ku sulmi me bomba në të njëjtin aeroport i mori jetën 17 personave.