Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Alarm për bombë në Durrës, te Drejtoria Rajonale Arsimore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Telefonuesi i ka thënë policisë se dyshon për një pako të vendosur në drejtorinë e arsimit. Pranë kësaj drejtorie ndodhen edhe 3 shkolla, të cilat priten të fillojnë mësimin në këtë ditë të hënë.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendngjarjes, po kështu edhe ekspertët anti-eksplozivë pas telefonatës së personit anonim në sallën operative të policisë. Ata janë duke rrethuar zonën dhe duke vënë perimetrin e sigurisë si dhe duke evakuar gjithë të pranishmit. Procedurat në këto raste nisin me ndërprerjen e valëve telefonike me një pajisje dhe me shpërthim të kontrolluar.

Ende nuk ka një konfirmim nëse bëhet fjalë për eksploziv ose jo, por specialistët janë duke punuar për të zbardhur se çfarë ka në pakon e dyshimtë. Një nga dyshimet është edhe ”loja” që mund të bëjë ndonjë nxënës i shkollave pranë që nuk ka dëshiruar që sot të zhvillohet mësimi, si arsye për ndonjë provim që mund të ketë patur.

Alarmet për bombë janë bërë të shpeshta këto ditë në kryeqytet. Vetëm dje u dha alarm për një valixhe të dyshimtë para RTSH-së në Tiranë. Durrësi duket se përmendet sot për herë të parë për një alarm për bombë, por ende nuk dihet nëse është fals, apo ka vërtet një sasi eksplozivi në të.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img