Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënëse e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e paralajmërimeve pasagjerët janë larguar nga aeroporti dhe kanë qëndruar larg zonës së rrethuar.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, ka thënë Ahmeti.