Hapësire reklamuese

Bota

Alarm për bombë, evakuuohet qendra tregtare! Panik në Londër

Shkruar nga Newsbomb

Një qendër tregtare është evakuuar pas alarmit për bombë nga një pako e dyshimtë.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në rrugën Romford's, në lindje të Londrës duke kryer evakuuimin e menjëhershëm të ndërtesës dhe rrugës përballë.

Është ende e paqartë nëse në pakon e braktisur ka lëndë eksplozive, por policia thotë se tashmë situata është nën kontroll.

Gatishmëria e forcave speciale anti terror është rritur ndjeshëm në të gjithë Europën që pas sulmit terrorist në Barcelona ku mbetën të vrarë 15 persona.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.