
Festivali ndërkombëtar i operës, “Ramë Lahaj International Opera Festival”, i tenorit të njohur Ramë Lahaj, është shoqëruar me një incident mbrëmjen e djeshme.
Koncerti iu cili u mbajt në Prishtinë është ndërprerë për disa minuta për shkak të një alarmi për bombë.Por pas kontrolleve nga Policia e Shtetit, e cila zbuloi se alarmi ishte fals, koncerti nisi sërish.
“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.