Një sërë kërcënimesh për bomba janë raportuar mëngjesin e sotëm në disa shkolla dhe komuna në Malin e Zi.
Sipas mediave vendase mësohet se kërcënimet kanë arritur në adresat e “emailit” të komunave Nikshiq, Tivar, Bijelo Polje dhe Berane.
Për shkak të këtyre kërcënimeve nxënësit nëpër shkolla janë detyruar që të braktisin ambientet, si dhe godina e Bashkisë së Tivarit është evakuauar, aty ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria, si dhe ambientet e partisë.
Kryetari i Komunës së Nikshiqit u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.
“Është e tmerrshme që dikush në këtë mënyrë kërcënon jetë njerëzish. Ashtu si në disa shkolla fillore, Komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për të rrezikuar jetën e njerëzve. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ende nuk dihet se kush është përgjegjësi në lidhje me këto kërcënime, ndërkohë policia po punon për zbardhjen dhe kapjen e autorëve.