Hapësire reklamuese

Aktualitet

ALARM, një infeksion i ri rrezikon jetën e njerëzve

Shkruar nga Newsbomb

Ekspertët kanë përhapur alarmin pasi një infeksion i ri i cili vjen nga spitalet apo klinikat e ndryshme po merr jetën e personave.

Deri më tani sipas të dhënave rezulton që 13 persona të jenë sëmurë rëndë nga një infeksion fungal.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka ngritur alarmin në lidhje me infeksionin Candida auris, i cili po rrezikon jetën e amerikanëve dhe njerëzve në të gjithë botën..

Deri më tani 7 raste janë regjistruar që nga viti 2013 deri në gusht 2016. Katër prej këtyre 7 pacientëve kanë ndërruar jetë, të gjithë me infeksione në rrugët e gjakut, edhe pse nuk është e sigurt nëse vdekjet janë shkaktuar për shkak të bakterit C. auris, shkruan CNN.

6 rastet e tjera janë identifikuar pas muajit gusht të 2016-tës dhe janë akoma nën mbikëqyrje.

Drejtuesit e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e kanë cilësuar këtë infeksion si një kërcënues emergjent, për të cilin duhet vepruar menjëherë. Ata iu bëjnë thirrje punonjësve në spitale dhe qendra shëndetësore të ndjekin me kujdes procedurat e pastrimit, për të shmangur transmetimin e baktereve nga një pacient në tjetrin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu