Hapësire reklamuese

Bota

Alarm nga virusi Zika, shkakton 3 viktima në Venezuelë, 319 raste të konfirmuara (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Virusi Zika ka shkaktuar 3 viktima në Venezuelë, siç ka thënë në deklaratën e tij Presidenti i vendit Nicolas Maduro. Ai ka deklaruar se “Venezuela ka në këtë moment 319 raste të konfirmuara, 68 raste të komplikuara, ndërsa ne kemi 3 vdekje për shkak të virusit Zika, në nivel kombëtar”.

Maduro ka deklaruar edhe se numri i të dyshuarve me infeksionin e virusit Zika ka arritur 5.221, nga data 5 Nëntor të 2015-së deri në datën 8 shkurt të 2016-së. Ndërkohë, doktorët ende nuk e kanë kuptuar rolin e saktë të virusit Zika, raporton CNN.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, nga ana e saj ka thënë se virusi Zika është bërë shkakt për një gjendje emergjence shëndetësore globale. 

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=QA7pd6hnlOU[/embed]

Sondazh

Poll