Autoritetet në New York kanë dhënë alarmin pasi një person i armatosur ndodhet jashtë selisë së OKB-së dhe refuzon të largohet. Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe po negocion me personin në fjalë.
Punonjësit e godinës u urdhëruar që të qëndronin brenda, ndërsa ende nuk dihen arsyet përse qëndroi i armatosur aty. Në pamjet e publikuara shfaqet burri i armatosur rreth të 60-ave, i cili ecte përreth godinës. Ndërkohë,
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg godinës. “Për shkak të një aksioni policor shmangni këtë zonë”, thuhet në njoftim.
Sondazh
Poll