Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Alarm në Kadastrën e Durrësit, familjarët e punonjëses konfirmohen me Covid-19

Shkruar nga Newsbomb

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Durrës.

Mësohet se ditën e sotme kanë rezultuar pozitiv 2 persona. Personat e infektuar janë vjehrri dhe vjehrra e një punonjëse në Kadastrën e Durrësit. 

Punonjësja në fjalë është vetëkarantinuar. Ky rast ka sjellë alarm pasi zyrtarja ka pasur kontakte të shumta me specialistët e tjerë të institucionit, por edhe me qytetarë.

Të gjithë specialistët e këtij institucioni ditën e sotme kanë dalë në oborr dhe nuk pranojnë më të punojnë duke larguar edhe qytetarët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll