E gjithë Greqia është ngritur në gjendje alarmi pas raportimeve për bombë në një lagje shumë të populluar të Athinës.
Sinjali ka alarmuar autoritet lokale në shtetin Helen të cilat kanë kanë kaluar tashme në nivelin 2 të gadishmërisë. Policia greke raporton se ka mbyllur për momentin stacionin “Egaleo” në sistemin e metrosë së Athinës, për shkak të kërcënimit për bombë. Njoftimi ka ardhur përmes faqes online “Zougla.gr”, ku shkruhej do të ketë shpërthim në stacion në orën 18.15 minuta dhe kjo nuk është shaka, shkruan “Ekathimerini”.
Më tej Policia greke dhe skuadrat e aniterrorit nhoftojnë se stacioni do të mbetet i mbyllur, për sa kohë që ekspertët do të jenë të sigurt se asgjë e rrezikshme nuk do të ndodhë aty.