Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

‘Alarm kombëtar’, klasa e pestë e një shkolle 9-vjeçare në Elbasan ka vetëm dy nxënës

spot_img

Lajme të ngjashëm

654601dedd2c3b4fe9b702556f93f416

Një situatë alarmante është ajo që po ndodh në shkollën 9-vjeçare të Njësisë Administrative Gjergjan në Elbasan.

Klasa e pestë ka vetëm dy nxënës, ndërkohë që numri i banorëve në këtë fshat është 5900.

Lajmin e bën të ditur gazetari Osman Stafa, i cili në një postim në Facebook, thotë se shkak i tkurrjes së popullsisë në këtë njësi është varfëria, papunësia dhe emigrimi i rinisë.

Postimi i plotë i Stafës:

Klasa e V-te, ne nje shkolle 9-vjecare ne Njesine Administrative Gjergjan, te Elbasanit. Nje klase vetem me dy veta, nderkohe qe numri i banoreve ne kete njesi eshte 5900.

Ky eshte alarm kombetar. Kjo eshte per te vene duart ne koke. Cilat jane shkaqet e tkurrjes se popullsise?

Varferia, papunesia, ne qytete eshte edhe karriera dakord, por zonjat qe jetojne ne fshat nuk kane c’te investojne ne karriere. Por mbi te gjitha arsyeja kryesore e tkurrjes se popullsise mbetet emigrimi. Vetem nga kjo zone, kam informacione se rinia ka shkuar e gjitha jashte, ne kerkim te nje jete me te mire.

Kjo eshte e verteta uleritese, qe shpjegon sesi shqiptaret jetojne sot, sesi jane nga gjendja ekonomike, sa te lumtur jane dhe a duan te ikin nga Shqiperia, apo duan te jetojne ketu, sepse po ta mendosh, sipas disave, ketu rrogat jane me te larta se ne Gjermani.

Turp se cfare i bene ketij kombi. Ndikimi i drejtperdrejte ne tkurrjen e popullsise, nga politika, eshte po aq i tmerrshem sa edhe vjedhja e tokave shqiptare nga vendet fqinje.

Po, bertisni tani me flamuj partish ne duar, bertisni per kryetare partish, per vete partine, nderkohe qe flamurit kombetar po i iken nuri, sepse po i iken rinia, po i iken vitaliteti.

Luftoni se pari qe flamuri kombetar mos te bjere, pastaj mendoni per flamuj partish.

Shqiperia ne ditet e saj me te zeza. Zoti qofte me ne!

Më shumë

spot_img