Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Alarm global për shurupin e kollës për fëmijë, dyshohet se shkaktuan vdekjen e 66 fëmijëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një alarm global është lëshuar për katër shurupe të kollës për fëmijët pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se ato mund të lidhen me vdekjen e të paktën 66 foshnjeve në Gambia.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një deklaratë ku bën thirrje për tërheqjen e menjëhershme të tre shurupeve për fëmijë nga një kompani indiane, të cilat mund të jenë shpërndarë në disa vende dhe mund të lidhen me dështimin akut të veshkave dhe vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia.

Sipas OBSH shurupet kanë qenë të lidhura potencialisht me dëmtimin akut të veshkave. Produktet janë prodhuar nga një kompani indiane, Maiden Pharmaceuticals, e cila nuk kishte ofruar garanci për sigurinë e tyre.

Ekspertët duan të dinë se në cilat vende të tjera është shpërndarë ose shitur në internet shurupi dhe nëëse vdekjet janë raportuar diku tjetër përveç Gambisë. Sipas faqes së internetit të kompanisë, barnat e saj shiten në tregun vendas, por eksportohen edhe në vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine.

Më shumë




spot_img








spot_img