Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Akuzonte Jurgen Kurtin për vrasjen e bashkëshortit, Vjollca Arapi: Më dhimbset nëna që ulëriste, jo ai që vdiq

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f3b601242a2a6962faceee0e58589367

Pas vrasjes së Jurgen Kurtit mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka folur Vjollca Arapi, e cila akuzonte 26 vjeçarin si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkëshortit të saj Agim Arapi.

Ajo shprehet se nuk ka lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit dhe se më shumë i dhimbset nëna që uleriste sesa ai që vdiq.

‘E kam shumë-shumë të vështirë, dhimbjen e asaj nënë që bërtiste dhe ulëriste ashtu, se e kam bërë vet përpara dy vjetësh. Nuk kam fjalë. Më dhimbset për atë nënë që qan, por për atë që vdiq jo. Unë kam dy vjet që derdh lot, e kisha shtëpinë plot, tani e kam bosh”, tha Vjollca Arapi për Report Tv.

I kërkoja burgun, por nuk i kërkoja vdekjen. Vdekjen e atij nuk e kam dashur. Më dhimbset se vdekja është shumë e hidhur. Ndodhën si ndodhën punët mua nuk ma kthen asnjëri burrin. Unë doja drejtësi, unë nuk doja vdekje. Kur kërkova drejtësi nuk mu dha. Ndodhi drejtësia e Zotit, po, por jo e robit. Për njerëzit, për gjyqtarët për prokurorët. Unë nuk kam parë drejtësi, kam parë vetëm dhimbje, atë që kam përjetuar unë nuk e kam përjetuar njeri.

Dje janë shoqëruar të gjithë, erdhën bënë edhe kontroll, unë nuk kam lidhje me asgjë. Ata nuk munden me asgjë edhe sikur unë të kisha dashur të bëja gjë, ata janë të pushtetshëm , ata kanë lekun, forcën qeverinë, ata i kanë të gjitha, ata nuk maten me mua, unë jam shumë ndryshe nga ata e kanë të kotë që merren me mua”,u shpreh Vjollca Arapi.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img