Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Akuzon europianët se po përçajnë Ballkanin”, Vasili ironizon Ramën: Ka të drejtë për antarësimin në BE, ka plotësuar 16 kushte antieuropiane

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas intervistës së dhënë nga kryeministri Edi Rama për “Bild”.

Rama në intervistë tha se krerët e Bashkimit Europian kanë bërë disa herë premtime për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe duke mosmbajtur ato premitime cojnë në përçarje të popullit të Ballkainit.

Në lidhje me këtë ka reagur edhe Vasili, i cili me në të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Rama ka përmbushur 16 kushte antieuropiane.

Ai në postimin e tij ka renditur edhe 16 “kushtet” antieuropiane, teksa shkruan se këto kushte mund të na cojnë në çdo sekt antikombëtar.

Postimi i plotë i Vasilit:

Rama ka te “drejte”, ai ka permbushur 16 kushte antieuropiane!

Rama po akuzon europianet se po perçajne Ballkanin.

Dhe Rama ka te “drejte” qe eshte terbuar me europianet, qe i kerkojne te plotesoje 15 kushtet per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE, sepse ai ka plotesuar shume kushte, bile si numer edhe me shume plot 16.

Rama “plotesoi” realisht 16 kushte:

1. Realizoi masakren zgjedhore me madhe te gjithe pluralizmit.

2. Ktheu Shqiperine ne lavatriçe te pastrimit te parave te pista dhe e futi Shqiperine ne listen e zeze per pastrimin e parave.

3. Ktheu Shqiperine ne Kolumbine e Europes dhe permbyti vendin me droge.

4. E ktheu Shqiperine sipas DASH-it ne baze te krimit te organizuar per Europen, Ameriken,Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme.

5. Shkaterroi ekonomine e vendit me Koncesione e PPP kriminale.

6. Arriti nje nivel korrupsioni ku cm i rruges eshte me i shtrenjte se cm i floririt dhe ku korrupsioni i tij falsifikoi dokumentet deri ne Shtetin e Delauer ne SHBA.

7. Shkretoi vendin per investime dhe i hapi rrugen vetem parave te krimineleve e trafikanteve.

8. Perzuri 600 mije shqiptare dhe azilkerkuesit nga Shqiperia jane aq sa nga vendet qe pergjaken ne luftra civile.

9. Fshehu mijra vdekje nga pandemia me nje qendrim te vertete genocidist.

10. Mbushi parlamentin dhe pushtetin lokal me kriminele,trafikante e vagabonde gjithefaresh.

11. Realizoi votime moniste dhe parlament monist, qe nuk kane guxuar ti bejne as regjimet me autoritare ne Azi,Afrike e gjetke.

12. Kapi dhe shkaterroi reformen ne drejtesi duke e bere drejtesine institucion, qe i ve kapakun skandaleve te tij.Ne nje drejtesi ku dhjetra mije qytetare nuk marrin dot drejtesi, sepse sistemi gjyqesor eshte kapur, eshte i sakatuar, i gjymtuar dhe jo funksional.

13. Realizoi perdorimin me kriminal te pasojave te termetit dhe pandemine, duke shantazhuar qytetaret e duke shperdoruar ne menyre banditeske financat publike per te blere vota.

14. Realizoi shantazhimin, kercenimin dhe blerjen me te madhe te medias duke e shnderruar ate ne nje zorre qorre dhe megafon mashtrues te propagandes se tij dhe te interesave te krimit dhe trafiqeve.

15. Bllokoi qellimisht integrimin europian per ta perdorur si alibi per orientimin Antiperendimor,Antieuropian,Antieuroantlantik drejt faktoreve te tjere te dyshimte nderkombetare ne kundershtim dhe kunder interesave te te gjithe shqiptareve dhe ne funksion te interesave te pista te tij dhe atyre qe e rrethojne dhe e perdorin ate.

16. U vu ne krye te te gjithe aksioneve antikombetare dhe antishqiptare qe nga shitja e kufijve te Kosoves e deri te shitja e detit dhe interesave publike te Shqiperise.

Pra nga 15 kushte qe ka vene me shume te drejte Europa, Edi Rama ka “realizuar” edhe nje me shume 16.

Rama ka realizuar plot 16 kushte qe mund te na anetaresojne ne cdo sekt antikombetar dhe te erret, por jo ne Europe.

Ndaj Rama ka te drejte qe eshte egersuar dhe eksituar.

Ai ka “realizuar” me sukses 16 kushte  antieuropiane dhe te zeza sa me s’ka.

Kushdo qe thote se Rama ka plotesuar kushtet per hapjen e negociatave, me siguri ka parasysh pikerisht keto 16 kushte, se nga ato 15 te tjerat e Europes nuk ka realizuar as edhe një te vetem!!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img