Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg Skënder Vathin, i cili akuzohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë në Tiranë.
Bëhet me dije se ai ka kërkuar një masë më të butë, por Apeli e ka rrëzuar kërkesën.
Mësohet se Vathi nuk ka pranuar akuzën që është ngritur nga Prokuroria.
Kujtojmë që më 25 shkurt të 2021 është ekzekutuar në mes të Tiranës Behar Sofia. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuat Xhuljano Visha, Ernejt Shyti, Skënder Vathi dheLeonard Xhixha.
Ishte 24-vjeçari Shyti, i cili ka rrëfyer para grupit të hetimit se si ka ndodhur vrasja.