Hapësire reklamuese

Bota

Akuzohet se vrau mbi 6 mijë përdorues droge, Duterte refuzon hetimin ndërkombëtar

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohet se vrau mbi 6 mijë përdorues droge, Duterte refuzon hetimin

Qeveria e Presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte tha të enjten se nuk do të bashkëpunojë për një hetim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) në luftën e tij famëkeqe kundër drogës, ose të lejojë ndonjë hetues në vend.

Gjykatësit në ICC miratuan të mërkurën një hetim formal mbi fushatën e përgjakshme të Duterte, në të cilën mijëra shitës dhe përdorues të dyshuar të drogës kanë vdekur, shumë prej të cilëve janë ekzekutuar nga policia. Të dhënat e qeverisë tregojnë se 6,100 shpërndarës të dyshuar droge janë vrarë nga forcat e sigurisë në operacionet antidrogë që kur Duterte mori detyrën në mesin e vitit 2016.

Aktivistët thonë se agjencitë e zbatimit të ligjit kanë vrarë me mbështetjen e heshtur të Presidentit.

Zëdhënësi i Presidentit të Filipine tha se, "Nëse ka ankesa, duhet të paraqitet në Filipine sepse gjykatat tona po punojnë. ICC nuk ka juridiksion".

Gjykata Penale Ndërkombëtare u krijua për të ndjekur penalisht krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe ka juridiksion nëse një shtet anëtar nuk është në gjendje ose nuk dëshiron ta bëjë këtë vetë.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.