Hapësire reklamuese

Aktualitet

Akuzohet se vrau 2 vëllezërit në Vlorë, gjykata nxjerr nga burgu Gerti Selimajn, u ekstradua në Shqipëri pak ditë më parë

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohet se vrau 2 vëllezërit në Vlorë, gjykata nxjerr nga

Gerti Selimaj, i arrestuar në Itali për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hasho, dhe i ekstraduar vetëm pak ditë më parë në Shqipëri, është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.

Gjyqtarja Vjola Cana ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi", duke i hequr Selimajt masën "arrest me burg" që ishte caktuar më parë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. “Lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, gjykata çmon se me aktet e ndodhura në dosjen hetimore, del se masa e sigurimit për këtë të dyshuar, është jo ajo e kërkuar nga prokuroria, pra arrest në burg, por ajo e arrestit në shtëpi parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedures Penale, për shkak se ekzistojnë kushtet dhe kriteret”, thuhet në arsyetimin e gjyqtares.

Vendimi i gjyqtares nuk është pritur mirë nga familjarët e viktimave, të cilët e kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit, teksa akuzojnë gjyqtaren për afera korruptive. "Si mund të lihet i lirë një vrasës që ka kryer vrasje të dyfishtë. Kemi 20 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg” tha për mediat djali i Elmaz Hashos, Xhuliano.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll